Mbi 4,8 milionë të diagnostikuar me COVID-19 në mbarë botën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 4,8 milionë të diagnostikuar me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 4,8 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Gjithsej 4.804.864 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 1.527.664 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Rusia me 281.752 raste, Spanja me 277.719, Britania me 243.695, Brazili me 241.080, Italia me 225.435, Franca me 179.569 dhe Gjermania me 176.651 raste me COVID-19.

Advertisement

Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit, në Turqi deri më tani janë konfirmuar 149.435 të diagnostikuar me virusin.

Vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Irani (120.198), India (96.169), Peruja (92.273), Kina (82.954), Kanadaja (77.002), Belgjika (55.280) dhe Arabia Saudite (54.752).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 316.711 persona. Ndërkaq, mbi 1,8 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy