
Mbi 66 mijë ukrainas janë kthyer në Ukrainë gjatë ditëve të fundit për t’iu bashkuar radhëve të ushtrisë dhe Rezistencës kundër mësymjes ruse në vendin e tyre.
Lajmi u dha përmes një postimi në rrjetet sociale nga ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov, i cili vlerëson guximin e burrave që janë kthyer nga jashtë për të luftuar.
Më herët, presidenti Zelensky deklaroi se 16 mijë luftëtarë të huaj pritet t’i bashkohen trupave ukrainase në luftën kundër ushtrisë ruse.
Advertisement