Zyrtarë ushtarakë ukrainas: 5710 ushtarë rus janë vrarë, kemi kapur rob lufte 200 prej tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zyrtarë ushtarakë ukrainas: 5710 ushtarë rus janë vrarë, kemi kapur rob lufte 200 prej tyre

Zyrtarë të ushtrisë së Ukrainës thonë se 5710 ushtarë rusë janë vrarë gjatë 5 ditëve luftime intensive në vend.

Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës tha se mbi 200 ushtarë rusë janë kapur rob nga forcat ukrainase.

Ai tha gjithashtu se 198 tanke ruse, 29 avionë, 846 automjete të blinduara dhe 29 helikopterë janë shkatërruar.

Këto bilance janë deklaruar nga pala ukrainase, ndërsa nga Rusia nuk ka asnjë të dhënë së fundmi, përveç se ditën e dielë kur autoritetet ukrainase pranuan se forcat e tyre kanë pësuar humbje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy