Mbreti Charles premton se do t’i shërbejë kombit në gjurmët e mbretëreshës Elizabeth

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbreti Charles premton se do t’i shërbejë kombit në gjurmët e mbretëreshës Elizabeth

Mbreti Charles III u zotua të premten në fjalimin e tij të parë si monark se do të vazhdojë “shërbimin e përjetshëm” në gjurmët e Mbretëreshës Elizabeth II, ndërsa Britania hyn në një epokë të re nën sovranin e ri.

 

Charles, i cili kaloi pjesën më të madhe të 73 viteve të tij në përgatitje për rolin e mbretit, iu drejtua një kombi që po mban zi për të vetmen monarke që ka njohur ndonjëherë shumica e britanikëve.

 

Advertisement

Ai foli për “dhimbjen e thellë të tij” për vdekjen e nënës, duke e quajtur atë “një frymëzim dhe shembull për mua dhe për të gjithë familjen time.”

 

“Atë premtim për shërbim të përjetshëm e bëj para të gjithëve sot,” tha ai në një fjalim prej më pak se 10 minutash, të regjistruar më herët gjatë ditës.

 

Advertisement

“Ashtu siç veproi vetë mbretëresha me një përkushtim të palëkundur, edhe unë premtoj solemnisht se gjatë gjithë kohës së mbetur që me jep Zoti, do të ruaj parimet kushtetuese në themel të kombit tonë,” tha ai.

 

Ndërsa vendi filloi një periudhë zie 10-ditore, njerëzit anembanë globit u mblodhën në ambasadat britanike për të bërë homazhe ndaj mbretëreshës, e cila vdiq të enjten në Kështjellën Balmoral në Skoci.

 

Advertisement

Në Londër dhe në objektet ushtarake në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, kushtuan 96 të shtënat me top për 16 minuta duke shënuar çdo vit të jetës së mbretëreshës.

 

Charles, i cili u bë monark menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, do të shpallet zyrtarisht mbret në një ceremoni të shtunën. Ai pritet të bëjë një turne në Mbretërinë e Bashkuar në ditët në vijim.

 

Advertisement

Arkivoli i mbretëreshës do të sillet në Londër, ku do të mbahen homazhe për të dhe më pas një funeral do të mbahet në Westminster Abbey, rreth 19 shtatorit.

 

Në ditën e parë të plotë si mbret, Charles u largua nga Balmoral dhe fluturoi për në Londër për një takim me kryeministren Liz Truss, të emëruar nga mbretëresha vetëm dy ditë para vdekjes së saj.

 

Advertisement

Ai mbërriti në Pallatin Buckingham për herë të parë si sovran, duke dalë nga limuzina shtetërore zyrtare Bentley së bashku me Camillën, mbretëreshën bashkëshorte, i përshëndetur me përzemërsi nga qytetarët.

 

Ndryshimi në monarki vjen në një kohë kur shumë britanikë po përballen me një krizë energjie, me koston në rritje të jetesës, me luftën në Ukrainë dhe me pasojat e Brexit-it.

 

Advertisement

Në fjalimin e tij, Charles i hodhi një vështrim të kaluarës – duke e vënë theksin tek “përkushtimi i palëkundur të nënës së tij” – por edhe tek e ardhmja, duke dashur të jepte një mesazh qëndrueshmërie dhe vazhdimësie.

 

Ai reflektoi duke thënë se vendi kishte ndryshuar gjatë mbretërimit të mbretëreshës në një shoqëri “me shumë kultura dhe shumë besime” ndërsa “vlerat tona kanë mbetur dhe duhet të mbeten të qëndrueshme.”

 

Advertisement

Ai tha se djali i tij Princi William, tani trashëgimtar i fronit dhe zyrtarisht merr titullin që Charles mbante prej kohësh, Princi i Uellsit.

 

“Me Katerinën pranë tij, Princi dhe Princesha jonë e re e Uellsit, do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe të jenë në krye të bashkëbisedimit tone kombëtar, duke ndihmuar në sjelljen e atyre që janë më të dobët në qendër ku mund t’u jepet ndihmë jetike,” tha Charles, duke iu referuar punës së çiftit për të pastrehët, shëndetin mendor dhe çështje të tjera.

 

Advertisement

Dhe ai përcolli një ton pajtues pas mosmarrëveshjeve familjare kur tha: “Dua të shpreh dashurinë time për Harry-n dhe Meghan-in ndërsa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë vendit.”

 

Elizabeth ishte monarkja më jetëgjatë e Britanisë dhe një simbol i qëndrueshmërisë në një epokë të trazuar, përfshirë divorcin e Princit Charles dhe Princeshës Diana./voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy