Mbreti Charles u diagnostifikua me kancer, Biden: Jam shumë i shqetësuar për të!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbreti Charles u diagnostifikua me kancer, Biden: Jam shumë i shqetësuar për të!

Presidenti i SHBA Joe Biden ka reaguar pas lajmit se mbreti Charles III është diagnostifikua me kancer.  I pyetur nga gazetarët nëse kishte një mesazh për mbretin e Anglisë, Biden tha se është i shqetësuar për shëndetin e tij, teksa shpreson që të ketë sa më shpejt një komunikim me të.

Unë jam i shqetësuar për të sapo dëgjova për diagnozën e tij. Shpresoj që së shpejti të kem një komunikim me të”, tha Biden.

Kujtohet se sipas BBC, vetë Mbreti Charles ka njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore fëmijët e tij, Princin William dhe Princin Harry, si dhe vëllezërit e motrat e tij, Princeshën Anne, Princin Andreë dhe Princin Edward.

Lajmi u bë i ditur ditën e sotme, ku përmes një deklarate Buckingham Palace tha se mbreti Charles do të tërhiqet nga daljet publike për shkak se ka nisur mjekimet. Po ashtu, Buckingham Palace konfirmoi se sëmundja u identifikua në momentin që mbreti u operua nga prostata, por masa tumorale ka prekur një organ tjetër, që deri më tani nuk është specifikuar./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy