Mbushen shtretërit e kujdesit intensiv në Bruksel, s’ka më vend për pacientët e rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbushen shtretërit e kujdesit intensiv në Bruksel, s’ka më vend për pacientët e rinj

Në njësitë e kujdesit intensive në Bruksel nuk ka më hapësira për të shtruar pacientë të rinj. Të hënën në mbrëmje u zunë të gjithë shtretërit dhe kjo do të thotë se pacientët e rinj duhet të dërgohen në spitale të tjera për trajtim. Këtë njoftim e dha Inspektorati Shëndetësor i Brukselit. Autoritetet kanë kërkuar që të gjithë spitalet në kryeqytetin belg të krijojnë kapacitete shtesë.

 

“Shpresojmë të rrisim numrin e shtretërve në kujdesin intensive me 40% në ditët në vijim, për rastet COVID dhe jo COVID”, tha Inge Neven, shefe e Inspektoratit Shëndetësor të Brukselit.

 

Advertisement

Në terapi intensive në të gjithë Belgjikën janë 1.302 persona, një numër më i lartë se ai gjatë prillit, kur u raportua për 1.285 të shtruar në kujdes intensiv.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy