Me këmishën e vjetër dhe shumë e thjeshtë, Dukesha britanike i “turpëron” të gjithë (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me këmishën e vjetër dhe shumë e thjeshtë, Dukesha britanike i “turpëron” të gjithë (FOTO)

Pas disa javësh me thirrje në Zoom, Dukesha e Kembrixhit është rikthyer të kryejë personalisht detyrat e saj mbretërore.

Nëna e tre fëmijëve zgjodhi një veshje të rehatshme për një vizitë në kopshtin Norfolk Fakenham.

Middleton kishte veshur një jelek nga Fjallraven, xhinse të zeza, atlete jeshile nga Superga, dhe një nga këmishat e saj nga Jaeger (ajo së e pari kishte veshur në publik në Chelsea Flower Show në 2019).

Advertisement

Pamjen e përfundoi me stilin e flokëve të saj gjysmë të kapura, gjysmë të lëshuara.

Me këtë veshje, një prej Dukeshave më të rëndësishme në botë i befasoi të gjithë. Me pushtetin dhe paratë që ajo ka mund të blejë gjithçka, por ka zgjedhur që para popullit të saj të transmetojë thjeshtësi dhe korrektesë në detyrën e caktuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy