“Më la lidhur deri kur u zgjuan gjelat e Surrelit”, Rama komenton aktorin nga Vlora që luan në serialin e famshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Më la lidhur deri kur u zgjuan gjelat e Surrelit”, Rama komenton aktorin nga Vlora që luan në serialin e famshëm

Kryeministri Edi Rama me sa duket është fiksuar me serialin “Gangs of London”, pjesë e të cilit është mafia shqiptare në Londër dhe disa prej roleve u janë besuar aktorëve tanë më në zë të momentit. Një prej tyre është edhe aktori nga Vlora, Orli Shuke, i cili është bërë i njohur edhe ndërkombëtarisht në rolin e tij krah Brad Pirr në War Machine (2017), dhe Hyena (2014).

Pikërisht në një prej postimeve të Shukës, kryeministri Edi Rama ka shfaqur publikisht pëlqimin e tij për këtë serial teksa shkruan se ishte spektakolar.

Sa e mbarova, super, përgëzime,”– shkruan Rama në një prej postimeve.

Flm z.kryeministër. Shpresoj t’u ketë pëlqyer gangs,”- ia kthen aktori kryeministrit, i cili nuk mjaftohet me një koment, por lë edhe nëj tjetër për të treguar se sa shumë i ka pëlqyer ky serial.

Advertisement

Jo më pëlqeu, po më la lidhur dy netë deri kur u zgjuan tërë gjelat e Surrelit. Realisht super dhe më ke bërë krenar. Dhe të lutem falenderoje Pipën nga unë që më pëlqeu komentin. E kam admiruar që nga filmi “MotherFatherSon”, dhe jam mahnitur nga tranformimi në Gangs. Shendet e sukses te metejshem megjithe zemer i dashur Orli dhe të lutem mbijetoi sezonit 2,”– shkruan Rama.

Orli Shuka ka lindur në Vlorë dhe vjen nga një familje aktorësh. Ai është djali i Agim Shukës, ose gjithashtu i njohur për publikun, xhaxhai i Alberit në komedinë “Shi në plazh”. Orli lindi në Shqipëri në 1976 dhe studio teatër në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai u transferua në Londër në vitin 1999, ku edhe jeton aktualisht me gruan dhe dy fëmijët e tyre.

Orli e filloi karrierën e tij të aktrimit në 2004 kur ai regjistroi një zë të lartë për dramën e serialit BBC 1, Bajroni. Nga viti 2009 e deri më tani zëri i tij është përdorur për reklamat e Gilletter.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy