Më shpejt nga ç’mendoni! Kur do të kenë mundësi europianët të shohin një eklips diellor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Më shpejt nga ç’mendoni! Kur do të kenë mundësi europianët të shohin një eklips diellor

Eklipsi tjetër i plotë diellor do të ndodhë në Evropë, konkretisht më 12 gusht 2026.

Kështu tha Amir Caspi, një shkencëtar në Institutin e Kërkimeve Jugperëndimore në Boulder, Kolorado. Ky eklips do të kalojë kryesisht mbi Grenlandë, Islandë, Spanjë, Rusi dhe një pjesë të vogël të Portugalisë, ndërsa një eklips i pjesshëm do të jetë i dukshëm në pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës së Veriut.

Një tjetër eklips total diellor pritet nga shkencëtarët të kalojë mbi piramidat egjiptiane më 2 gusht 2027, me totalin që pritet të zgjasë më shumë se gjashtë minuta, zbuloi ai.

Eklipsi unazor diellor, në të cilin hëna bllokon vetëm një pjesë të dritës së diellit dhe krijon një efekt fantastik të “unazës së zjarrit”, do të jetë i dukshëm mbi Kili dhe Argjentinë në Amerikën e Jugut më 2 tetor, sipas NASA-s.

Advertisement

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara nuk do të shohin përsëri një eklips të plotë diellor deri më 30 mars 2033, dhe madje edhe atëherë eklipsi me qendër në Rusi përfshin vetëm Alaskën, me eklipsin total që zgjat 2 minuta e 37 sekonda. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy