Mediat e Moskës shkruajnë për vdekjen e 4 turistëve rusë në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mediat e Moskës shkruajnë për vdekjen e 4 turistëve rusë në Shqipëri

Vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri është raportuar edhe në mediat e vendit të tyre. Shtypi i Moskës ka shkruar për vdekjen e bashkëshortëve Natali dhe Sergei Burenkova, 58 dhe 60 vjeç, vajzës së tyre Ekaterina 31 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Nikita Belousov 37 vjeç.

Të gjithë ngelën të asfiksuar brenda dhomës së saunës.

Gazeta më e vjetër në Rusi, “Izvestia”, shkruan se Ambasada e Rusisë në Tiranë është informuar për ngjarjen, teksa priten më shumë detaje nga hetimet e policisë.

Ndërsa gazeta tjetër “Trud” raporton se do të pritet autopsia për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes së 4 turistëve rusë.

Advertisement

Nuk dihet nëse viktimat kishin përdorur alkool apo lëndë narkotike, shkruan gazeta tjetër “Neësru”, pasi përdorimi i këtyre substancave është i ndaluar në dhomat e saunës.

Katër turistët rusë po qëndronin në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë dhe u gjetën të vdekur brenda saunës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy