
“Perëndimi po vepron në mënyrë të neveritshme ndaj Rusisë.” Kështu ka deklaruar nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Moskës.
Dmitry Medvedev, ish-udhëheqësi rus dhe nënkryetari aktual i këshillit të sigurimit të vendit, sulmoi Perëndimin mëngjesin e kësaj të mërkure duke i cilësuar veprimet e tij “të neveritshme, kriminale dhe amorale” ndaj Rusisë.
Ndër të tjera, Medvedev akuzoi dhe SHBA-në ndërsa u shpreh se po përpiqet të “poshtërojë, kufizojë, ndajë dhe shkatërrojë Rusinë”.
Advertisement