Mendoi se do të kthehej brenda ditës në shtëpi/ I moshuari kalon 158 ditë në terapi intensive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mendoi se do të kthehej brenda ditës në shtëpi/ I moshuari kalon 158 ditë në terapi intensive

Një pacient me koronavirus, i cili hyri në një spital në Madrid në 17 mars duke menduar se do të kthehej në shtëpi të njëjtën ditë, kaloi 158 ditë në kujdes intensiv.

Sipas mediave spanjolle, Rodngel Rodrigues, 70 vjeç, mbërriti në spitalin Gregorio Marañón me simptoma më shumë se pesë muaj më parë, duke mos ditur se si do të ecnin punët.

Advertisement

Mjekët thonë se ai në grupin e personave më të rrezikuar nga koronavirusi sepse vuante edhe nga zemra. Për shkak të virusit, ai vuajti edhe pneumoni dhe më pas nuk furnizohej dot me oksigjen.

Situata e tij u bë aq serioze, saqë ai kishte frikë për jetën e tij. Familjes së 70-vjeçarit nuk ju lejua hyjra në spital për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Advertisement

Por më pas ai u përmirësua ndjeshëm, aq sa la terapinë intensive dhe kaloi në pavion të rregullt në spital. Kjo u duartrokit nga mjekët e infermierët.

Mendoi se do të kthehej brenda ditës në shtëpi/ I moshuari kalon 158 ditë në terapi intensive shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy