Merkel kërkon kufizime për të pavaksinuarit, mund të testohen çdo ditë në vendin e punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merkel kërkon kufizime për të pavaksinuarit, mund të testohen çdo ditë në vendin e punës

Kancelarja gjermane Angela Merkel është e shqetësuar për rastet në rritje me koronavirus dhe ka kërkuar kufizime më të rënda për të pavaksinuarit.

Disa media gjermane  bëjnë të ditur  se nuk përjashtohet mundësia që të pavaksinuarit të testohen çdo ditë në vendin e tyre të punës .

Edhe ministri i Shëndetësisë në detyrë, Jens Spahn, po i jep priroritet vaksinimit. Spahn, i cili është  vaksinuar vetë për herë të tretë javën e kaluar, është për rihapjen e qendrave të vaksinimit për të gjithë.

Se si do të përballet Gjermania në dimrin e dytë të koronës, kjo do të jetë temë debati në Bundestagun e ri, gjatë seancave të jashtëzakonshme, më 11 dhe 18 Nëntor.

Advertisement

Numri i rasteve pozitive me koronavirus në Gjermani ka ardhur duke u rritur ditët e fundit dhe autoritet janë të shqetësuara. Të martën, numri i infeksioneve të reja u rrit me 10 813 në 4,6 milionë ndërsa numri i vdekjeve u rrit me 81 në 95 833. Ndërkohë në Gjermani është vaksinuar plotësisht afro 67% e popullsisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy