Merkel shpalos vizionin për Europën: Bisedimet me Tiranën e Shkupin, brenda vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merkel shpalos vizionin për Europën: Bisedimet me Tiranën e Shkupin, brenda vitit

Kancelarja Angela Merkel shpalosi kete te merkure prioritetet e presidencës gjermane të Bashkimit Europian. Duke folur para deputetëve në parlamentin europian, Merkel u ndal tek kriza e thellë ekonomike me të cilën po përballen vendet e Bllokut. Ajo bëri thirrje për mbështetjen e paketës së rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh.

“Të gjithë e dimë se vizita ime sot po zhvillohet në sfondin e gjykimit më të madh që Bashkimi Evropian është përballur në historinë e tij. Evropa do të dalë nga kriza më e fortë se kurrë, nëse forcojmë kohezionin dhe solidaritetin. Në muajt e ardhshëm është thelbësore të përpiqemi të kontrollojmë pandeminë dhe të tejkalojmë pasojat. Këto janë pasoja të lidhura me shëndetin, sociale dhe ekonomike. Unë besoj në Evropë dhe se jam e bindur që askush nuk mund të dalë nga kjo krizë i vetëm”, tha Merkel.

Merkel madje këmbënguli në ruajtjen e të drejtave themelore në Europë, duke theksuar se pandemia nuk duhet të jetë kurrë një justifikim për të minuar parimet demokratike.


“Të drejtat themelore janë gjëja e parë që më preokupon më shumë në Presidencën e Këshillit. Ato janë themeli mbi të cilin mbështetet Evropa. Në pandeminë e Corona-s, këto të drejta themelore ishin pjesërisht të kufizuara. Ky ishte një çmim shumë i lartë. Por një pandemi nuk duhet të jetë kurrë një justifikim për të minuar parimet demokratike. Unë kam besim te Evropa. Unë jam e bindur për Evropën – jo vetëm si një trashëgimi e së kaluarës, por si një shpresë dhe vizion për të ardhmen”.

Advertisement

Lidhur me politikën e Jashtme dhe objektivat e zgjerimit që do të ndjekë presidenca gjermane e Bashkimit Europian, kancelarja gjermane pëërmendi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Gjatë kryesimit tonë ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’u fokusuar në tre objektiva të tjerë të politikës së jashtme. Pikë së pari për Konferencat e Anëtarësimit, duhet të angazhohemi në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe nëse do të jetë e mundur, edhe me Shqipërinë, një përparim për vendet e Ballkanit Perëndimor të cilëve iu duhet dhënë perspektiva e anëtarësimit. Konferencat e Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë duhet të mbahen këtë vit dhe të hapen kapitujt e parë”

Kancelarja Merkel u ndal edhe tek çështja e Brexit, për të cilën tha se Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian duhet të përgatiten edhe për mundësinë e një skenari pa marëveshje.

Advertisement

Merkel shpalos vizionin për Europën: Bisedimet me Tiranën e Shkupin, brenda vitit shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy