Merkel u bën thirrje grave që të përfshihen në politikë: Vetëm burra, kjo nuk është më në përputhje me kohën tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merkel u bën thirrje grave që të përfshihen në politikë: Vetëm burra, kjo nuk është më në përputhje me kohën tonë

Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel u bëri thirrje grave sot që të përfshihen më shumë në politikë dhe të konkurrojnë për postet drejtuese.

“Ne duhet të punojmë për të siguruar që gratë në përgjithësi të kenë më shumë vetëbesim. Sepse edhe kur janë të pranishme, nuk është se grinden për pozicionin e drejtuesit të partisë”, tha Merkel për edicionin e fundjavës të Sueddeutsche Zeitung.

Ajo u bëri thirrje grave që të përfshihen më shumë. “Vetëm burra, kjo nuk është më në përputhje me kohën tonë. Nëse një parti politike dëshiron të përfaqësojë popullin, duhet të ketë vullnetin për t’iu qasur barazisë gjinore,” tha Merkel.

Angela Merkel, një anëtare e Unionit Kristian Demokrat (CDU), u bë kancelare e Gjermanisë në vitin 2005, gruaja e parë në atë pozicion në historinë e vendit.

Advertisement

Ajo nuk kandidoi më në zgjedhjet e fundit dhe pas 16 vitesh do të largohet nga pushteti kur të formohet qeveria e re. CDU është gati të ketë një kongres partiak në të cilin duhet të zgjidhet e gjithë lidershipi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy