Merkel, vizitë lamtumire në Vatikan, Papa Françesku: Paratë e armëve shpenzojini për ushqime e vaksina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merkel, vizitë lamtumire në Vatikan, Papa Françesku: Paratë e armëve shpenzojini për ushqime e vaksina

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së lamtumirës në Vatikan u takua me Papa Françeskun. Gjithashtu mori pjesë në një takim paqeje me klerikët fetare të botës.

Përballë Koloseut të shenjtë në Romë, Papa Françesku kritikoi tregtinë e armëve dhe kërkoi që paratë e shpenzuara në këtë drejtim duhet të zhvendosen në ndihmë të të varfërve.

“Më pak armë dhe më shumë ushqime, më pak hipokrizi dhe më tepër transparencë, më shumë vaksina të shpërndara drejtë dhe më pak armë të tregtuara. Luftërat luajnë me jetët njerëzore. Po kështu edhe dhuna dhe rreziku i një tregtie gjithnjë e në rritje e armëve, shpesh duke lëvizur në hije, e ushqyer nga rrjedhat nëntokësore të parave.

Le të nxisim pa mëdyshje që armët të lihen mënjanë dhe shpenzimet ushtarake të zvogëlohen, në mënyrë që të sigurohen nevojat humanitare dhe që instrumentet e vdekjes të kthehen në instrumente të jetës”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy