Mes tyre shqiptari, kush janë anëtarët e organizatës kriminale ndërkombëtare që ekzekutonin “kontratat e vdekjes”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mes tyre shqiptari, kush janë anëtarët e  organizatës kriminale ndërkombëtare që ekzekutonin “kontratat e vdekjes”

Policia greke ka publikuar fotot dhe detajet e organizatës kriminale përgjegjëse për vrasjen e Yiannis Skaftouros në Skourta Boiotia në prill 2022, ekzekutimin e Vassilis Roubetis dhe dhëndrit të tij, Dionysis Mouzakitis, në Korydallos në qershor 2023, tentativën për vrasje një muaj më vonë në një zonë rurale në Platanodasos Svorono, Pieria, djegien e makinave në parkingun e një karburanti në Aspropyrgos që i përkiste familjes Skaftouros dhe djegien e një magazine industriale ku makineritë e lidhura me prodhimin e duhanit u shkatërruan.

Mes personave që janë pjesë e bandës është dhe 26-vjeçari shqiptar, Xhonatan Pajo.

AZOIDI Savva i lindur në Gjeorgji
KIURDOV Dhimitri, i lindur në Gjeorgji
SENGEROV Dimitrios, i lindur në Rusi
Dimitrios i lindur në Selanik
PAJO XHONATAN lindur në Shqipëri
EMINIDE Elias i lindur në Gjeorgji
SOFIANOV Leonida lindur në Uzbekistan
PHYLOPOULO Theodoros, i lindur në Uzbekistan

Duke paraqitur rastin në fillim të muajit janar, drejtori i policisë së Atikës, gjeneral brigade Ioannis Skouras, kishte thënë se anëtarët e një organizate ndërkombëtare të përfshirë në rastet e vrasjeve, vrasjeve në tentativë dhe në rastet e shpërthimeve dhe zjarrvënieve, konkretisht:

– Në vrasjen e Yannis Skaftouros dhe plagosjen e dy të afërmve të tij, më 25-04-2022 në Skourta Boeotia. Konkretisht, dy persona, pasi kishin mbuluar tiparet, kanë sulmuar me armë zjarri Skaftouros, duke e vrarë, ndërsa kanë plagosur edhe dy të afërm të tij. Më pas ata janë arratisur me një motoçikletë, të cilën e kanë braktisur. Motoçikleta u gjet më vonë gjatë hetimeve. Gjatë autopsisë në vendngjarje, ndër të tjera u gjetën 23 gëzhoja, ndërsa në sipërfaqen e makinës u gjetën gjurmët e një anëtari të organizatës.

Advertisement

– Në vrasjen e Vassilis Roubetis dhe Dionysis Mouzakitis , më 07-06-2023 në Korydallos, të cilët u vranë teksa hynin në parkingun e një pallati. Nga hetimet në vendngjarje u gjetën 50 gëzhoja. Një muaj më vonë, në zonën e Aspropirgos u gjet një automjet i vjedhur, në sipërfaqen e të cilit, si dhe në objektet që përmbante, u gjetën gjurmët e gishtërinjve të dy anëtarëve të organizatës. Në të njëjtën kohë, brenda automjetit u gjetën celularë, nga analiza e të cilave u zbulua përfshirja e dy anëtarëve të tjerë të organizatës në këtë rast.

– Në tentativën e vrasjes së një burri , më datë 03.07.2023 në një zonë rurale në Platanodasos Svorono, Pieria. Në mënyrë të veçantë, dy persona me motoçikletë i janë afruar mjetit të drejtuar nga viktima dhe kanë qëlluar në drejtim të tij, duke e plagosur rëndë. Më pas ata kanë braktisur makinën dhe janë arratisur me një mjet që drejtohej nga bashkëpunëtori i tyre. Gjatë autopsisë në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja. Nga hetimet paraprake u identifikuan autori i atentatit dhe drejtuesi i mjetit që u arratis./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy