Meta publikoi mesazhet me ambasadorin, Baton Haxhiu: Model i vjetëruar politik i Presidentit, ndërtohet mbi prapaskena. Askush s’do jetë i amnistuar nga e kaluara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta publikoi mesazhet me ambasadorin, Baton Haxhiu: Model i vjetëruar politik i Presidentit, ndërtohet mbi prapaskena. Askush s’do jetë i amnistuar nga e kaluara

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu ka folur gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, për mesazhin e diplomatit të huaj i publikuar nga presidenti Ilir Meta një natë më parë, sipas të cilit, Kryeministri Rama kishte ndërhyrë në procesin e emërimeve në KED.

Haxhiu e ka cilësuar jo normal publikimin e një mesazhi të tillë, ndërsa është shprehur se presidenti i ka bërë gjithmonë karshillëk kushtetutës.

Haxhiu: Modeli i politikës së Metës është i vjetëruar sepse ndërtohet mbi prapaskena dhe gjëra që nuk janë institucionale. Intervista e tij ishte ndërtuar mbi emra të përveçëm dhe mesazhe si ky i ambasadorit.

Fevziu: Ishte normal mesazhi?

Advertisement

Haxhiu: Në radhë të parë nuk është normal publikimi i tij dhe ka mekanizma për t’i sqaruar këto momente dhe për të sqaruar ambasadorët. Kjo është e mirë për gazetarinë, por një president nuk arrin ta bëjë këtë.

Fevziu: A duhet një ambasador të japë këtë zgjidhje?

Haxhiu: E para presidenti prej një kohe të gjatë e bën opozitën dhe ky opozitarizëm nga zyra e presidentit ka shkaktuar këto probleme me bashkësinë ndërkombëtare dhe reformën në drejtësi.

Rudina (Seseri) e din fort mirë çfarë do të thotë për bashkësinë ndërkombëtare kur investohen 400 milionë euro. Njeriu, i cili ka bërë gjithmonë karshillëk kushtetutës ka qenë presidenti i vendit.

Advertisement

Fevziu: Ju po thoni që ndërkombëtarët po kryejnë reformën në mënyrën më të mirë për vendin.

Haxhiu: Reforma shihet pas një apo dy vjetësh, por kërkush duke përfshirë presidentin dhe ministrat e kësaj qeverie nuk do të jenë të aministuar nga e kaluara ndaj reforma në drejtësi i ka këto fenomene të bllokimit institucional.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy