minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Mijëra austriakë protestojnë kundër masave të izolimit dhe vaksinimit të detyruar - Struga.info


Mijëra austriakë protestojnë kundër masave të izolimit dhe vaksinimit të detyruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mijëra austriakë protestojnë kundër masave të izolimit dhe vaksinimit të detyruar

Në Vjenë të Austrisë më 20 nëntor disa mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta për të kundërshtuar masat e reja të izolimit kundër pandemisë.

Policia tha se rreth 7,000 persona morën pjesë në protestë e cila ishte organizuar për të kundërshtuar bllokimin mbarëkombëtar që hyn në fuqi më 22 nëntor.

Protestuesit gjithashtu kundërshtuan detyrimin ligjor për vaksinim kundër koronavirusit në bazë të një ligji i cili pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022.

Partia e Lirisë e krahut të djathtë (FPOe) ka bërë thirrje për demonstrata.

Advertisement

Lideri i partis, Herbert Kickl, i cili aktualisht vuan vetë nga COVID-19, nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në protestë.

Në një paraqitje përmes videos, ai tha se masat kundër COVID-19 janë “totalitare”.

Vende të ndryshme në Evropë janë duke marrë masa për të parandaluar përhapjen ndaj koronavirusit.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se është “shumë e shqetësuar” për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në Evropë.

Advertisement

Duke folur për BBC-në, më 20 nëntor, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge paralajmëroi se rreth 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në muajin mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente./ Rel

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy