
Banorët e Texas në SHBA janë paralajmëruar se në sistemin e furnizimit me ujë është gjetur një mikrob vdekjeprurës.
Komisioni i Cilësisë së Mjedisit në Teksas ka këshilluar banorët që të mos e përdorin ujin, për shkak të pranisë së Naegleria fowleri në sistem, e gjetur në një ujësjellës.
Përgjithësisht, kjo amebë gjendet në tokë, liqene të ngrohta e lumenj. Po ashtu, mund të gjendet edhe në pishina të pamirëmbajtura. Ameba mund të shkaktojë infeksion në tru, e që shpesh here rezulton të ketë pasoja fatale. Autoritetet thanë se po dezinfektonin ujin, por nuk e dinin sa kohë do të duhej për këtë.
Hetim i ujit në qytet nisi më 8 shtator, kur u njoftua se një djalë 6 vjeç u shtrua në spital pasi u prek nga mikrobi dhe humbi jetën.
Përfaqësuesit nga Departamenti i Shëndetësisë në Teksas testuan mostrat dhe tre nga 11 mostrat e ujit dolën pozitivë për Naegleria fowleri.
The post “Mikrobi që ha trurin”/ Banorëve të një qyteti në SHBA iu ndalohet përdorimi i ujit nga çezmat appeared first on Vizion Plus.