Milan barazon në minutën e 97, por Udinese mbetet një “mallkim”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Milan barazon në minutën e 97, por Udinese mbetet një “mallkim”

Milan ka bërë një hap në shtëpi kundër Udineses në javën e 25 të kampionatit italian. Kuqezinjte nuk shkuan më shumë se barazimi 1 me 1, madje të arritur në frymën e fundit, në minutëne  6 shtesë.

Skuadra e Piolit, raporton Vizion Plus, ndonëse është -3 nga Inter, rrezikon që të ketë një disavantazh më të madh pasi Inter të enjten luan kundër Parmes dhe një fitore mund ti japë arratinë drejt titullit.

Sa i takon ndeshjes, duhet thene që në pjesën e parë Udinese u mbrojt me forca të shumta në San Siro, ndërsa Milan nuk shfrytëzoi 2-3 mundësia që iu dha sidomos në Castilleho.

Në pjesën e dytë Milan humbi shërbimet e Tonali të dëmtuar e jo vetëm kaq por pësoi një gol krejtësisht të evitueshëm nga një gabim i mbrojtjes dhe i portierit pas një goditje me kokë nga Becao. 5 minutga nga fundi miqtë mbeten me 10 lojtari pasi u dëmtua Samir në një kohë që ekipi I kishte bërë të gjitha zëvëndësimet.

Advertisement

Përpjekjet e Milanit u shpërblyen me një penallti në minutën e fundit shtesë për një prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhe ishte Kessie që shpëtoi skuadrën nga humbja, edhe pse kuqezinjte lanë dy pikë.

Ndërkohë Roma fitoi në fund kundër Fiorentines 2 me 1 duke shpresuar tek zona Champions.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy