Miliarderët rusë humbën rreth 40 miliardë dollarë brenda 24 orësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Miliarderët rusë humbën rreth 40 miliardë dollarë brenda 24 orësh

Individët më të pasur të Rusisë tashmë po e ndjenë shtrëngimin nga përshkallëzimi i tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Situata u përkeqësua më shumë për pasurinë e tyre neto pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën. Në më pak se 24 orë, ata humbën 39 miliardë dollarë.

Dëmi u shkaktua në të gjitha kategoritë e aseteve. Indeksi i referencës së Rusisë MOEX ra me 33%, rënia e pestë më e keqe në historinë e tregut të aksioneve në terma të monedhës vendase. Kjo shënoi herën e parë që nga viti 1987 që një rënie e kësaj përmase godit një treg me vlerë më shumë se 50 miliardë dollarë.

Një nga krizat më të këqija të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore kërcënon të thellojë rëniet e tregut në rajon, por veçanërisht në Rusi, e cila është goditur me sanksione nga SHBA-ja, Britania e Madhe, BE-ja, Japonia e shumë shtete të tjera.

Advertisement

Një grusht miliarderësh, përfshirë pronarin e firmës së investimeve Volga, Genadi Timchenko, janë gjithashtu subjekt i ndëshkimeve për lidhjet e tyre me Putinin.

“Ka shumë njerëz në SHBA dhe Evropë që duan t’i godasin drejtpërdrejt,” tha për miliarderët rusë në një

Vagit Alekperov, drejtori i kompanisë së naftës dhe gazit, Lukoil, përjetoi humbjen më të madhe të pasurisë së tij neto. Ai u varfërua me pothuajse një të tretën e pasurisë së tij brenda një dite, duke humbur rreth 6.2 miliardë dollarë.

Alekperov dhe Timchenko kanë humbur secili rreth 10 miliardë dollarë këtë vit, ose më shumë se 40% të pasurisë së tyre. Këto janë rëniet më të mëdha të përqindjes midis miliarderëve rusë, tregon indeksi i pasurisë së medias, Bloomberg.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy