Millorad Dodik konfirmohet president i Republikës Sërpska

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës zyrtarisht njoftoi se pas rinumërimit të votave, Millorad Dodik, kreu i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, fitoi më së shumti vota për t’u zgjedhur në pozitën e presidentit të Republikës Sërpska.

 

Dodik u shpall zyrtarisht fitues i Presidencës së njësisë serbe të vendit pas një procesi të rinumërimit që ndodhi me kërkesë të opozitës.

 

Advertisement

“Në lidhje me rezultatet origjinale të Zgjedhjeve të Përgjithshme për nivelin e presidentit dhe zëvendëspresidentit të Republikës Sërpska, kontrolli i rinumërimit konfirmoi se Millorad Dodik është kandidati me numrin më të madh të votave”, tha presidenti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnje e Hercegovinës, Suad Arnautoviq.

 

Një numërim paraprak pas zgjedhjeve i dha fitoren Dodikut për Presidencën e Republikës Sërpska.

 

Advertisement

Dodik fitoi 48 për qind të votave derisa kundërkandidatja, Jelena Triviq, nga opozita fitoi 43 për qind.

 

Megjithatë, një ditë pas zgjedhjeve partitë opozitare akuzuan Dodikun dhe partinë e tij për “plaçkitje të organizuar të zgjedhjeve” dhe kërkuan rinumërim.

Advertisement

Republika Sërpska është një prej tri entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë.

 

Opozita ka protestuar disa herë me kërkesën që disa persona të ndiqen penalisht, përfshirë edhe Dodikun, i cili është subjekt i sanksioneve perëndimore për shkak të aktiviteteve të tij për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy