Ministrat e jashtëm takim në Bruksel/ NATO diskuton sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe luftën në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrat e jashtëm takim në Bruksel/ NATO diskuton sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe luftën në Ukrainë

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s pritet të takohen sot në Bruksel, takim ky që do të zgjas 3 ditë. Fokusi i diskutimeve mes shefave të diplomacisë do të jetë rreziku në Ballkanin Perëndimor nga ndikimi rus si dhe lufta në Ukrainë.

 

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë me dije se do të marrë pjesë edhe sekretari Antony Blinken.

 

Advertisement

DASH

 

“Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe qëndrueshmërinë rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë përparësitë e takimit të Uashingtonit në korrik të vitit 2024”.

 

Advertisement

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili pak ditë më parë vizitoi disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se aleanca po shqyrton një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në rajon, për të mbajtur tensionet nën kontroll.

 

Kjo vjen edhe pas paralajmerimeve të presidentit të Ukraines Volodimir Zelensky se  Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy