Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar takim urgjent, diskutohet qëndrimi mbi luftën Izrael-Gaza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar takim urgjent, diskutohet qëndrimi mbi luftën Izrael-Gaza

Ministrat e qeverisë britanike do të mblidhen për të diskutuar lidhur me qëndrimin ndaj luftës së ashpër mes Izraelit dhe Palestinës. Kabineti qeveritar ka njoftuar një mbledhje urgjente, ndërsa lajmi u njoftua nga zëvendëskryeministri, Oliver Dowden.

 

Ministrat do të shqyrtojnë situatën e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe situatën më të gjerë në Lindjen e Mesme mes frikës për një konflikt më të gjerë rajonal.

 

Advertisement

Gjithashtu në axhendë do të jetë sigurimi i një “pauze humanitare” për të mundësuar më shumë ndihma për në Gaza, megjithëse Mbretëria e Bashkuar nuk do të bënte thirrje për një armëpushim, raporton CNN.

 

“Izraeli duhet të ndërmarrë veprime për të hequr këtë kërcënim kundër civilëve të tij.”

 

Advertisement

Ndërsa kriza humanitare arrin një pikë kritike në Gaza, me sulmet ajrore të përditshme, karburantet që shpëtojnë jetën në prag të mbarimit dhe shërbimet shëndetësore janë “paralizuar”, presioni mbi komunitetin ndërkombëtar po rritet për të detyruar Izraelin të lejojë ndihmat humanitare dhe jetike në Gaza.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy