Ministri francez mohon deklaratat e Macron: Nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri francez mohon deklaratat e Macron: Nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë

Franca nuk ka ndërmend të dërgojë trupa në Ukrainë, tha shefi i Ministrisë së Jashtme franceze Stephane Cezournet për radion shtetërore France Inter, në një deklaratë krejt të ndryshme nga Presidenti Emmanuel Macron.

“Francezët nuk do të vdesin për Ukrainën”, deklaroi ai. “Ne nuk do të dërgojmë trupa për të kryer operacione ushtarake.”

“Kuadri është vendosur: të parandalojmë Rusinë të fitojë, pa luftuar me të. Në këtë kontekst asgjë nuk përjashtohet, siç tha presidenti i republikës”, shtoi ministri i Jashtëm.

Macron kishte deklaruar se nuk përjashtohet dërgimi i trupave perëndimore në tokën ukrainase për t’u përballur me pushtuesit rusë.

Advertisement

Deklarata e tij të enjten, nxiti reagimin ekstrem të presidentit rus Vladimir Putin, i cili kërcënoi se do të përdorte armë bërthamore nëse trupat perëndimore do të vendoseshin në Ukrainë.

Ministri francez shtoi se ka shqetësim serioz për Olimpiadën e ardhshme në Paris këtë verë, duke theksuar se ka frikë për një sulm të mundshëm kibernetik në rrjetin elektrik të Francës.

Përveç kësaj, ai e quajti të “pajustifikuar” masakrën e civilëve në Gaza, gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare, duke kërkuar shpjegim nga autoritetet izraelite. Ai gjithashtu theksoi dramën njerëzore të përjetuar nga Rafah, një qytet me 300,000 banorë i detyruar të presë 1.2 milionë refugjatë ndërsa ishte nën rrethim nga forcat izraelite. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy