Ministri i Jashtëm gjerman propozon zbutje të masave: Jo kufizime për të vaksinuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Jashtëm gjerman propozon zbutje të masave: Jo kufizime për të vaksinuarit

Gjermania ka shpërndarë më shumë se 1 milion dozat e para të vaksinave kundër COVID-19, ndërsa këtë të martë kancelarja Angela Merkel dhe 16 kryeministrat federalë do të vendosin nëse do të vazhdojnë më tej masat kufizuese. Në këto kushte, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Mass propozon që të lehtësohen rregullat për personat që janë vaksinuar.

HEIKO MASS

MINISTER I PUNEVE TE JASHTME, GJERMANI

“Njerëzit e vaksinuar duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore përsëri. Nëse ka vetëm njerëz të vaksinuar në një restorant ose një kinema, ata nuk mund të rrezikojnë më njëri-tjetrin.”

Advertisement

Kërkesa e Mass bie në kontrast me masat e miratuara nga partia e Bashkimit Demokristian dhe partnerët e tyre të koalicionit, Social-Demokratët.

Zyrtarët kundërshtojnë lehtësimin e kufizimeve për ata që janë vaksinuar, me argumentin se kjo do të shkaktonte pabarazi në shoqëri.

Gjermania ka zgjatur masat e saj të bllokimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit të paktën deri në fund të janarit. Deri më tani janë regjistruar më shumë se 2 milionë raste COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën rreth 46 mijë pacientë.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy