Ministri i Jashtëm Jan Lipavsky viziton Prishtinën/ Çekia: Të hiqen vizat për Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Jashtëm Jan Lipavsky viziton Prishtinën/ Çekia: Të hiqen vizat për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ptrishtine, ku u takua me krerët e shtetit.

 

Gjatë konferencës për mediat me zv.kryeministrin Besnik Bislimi shefi i diplomacise ceke konfirmoi se punohet për të shtyrë para procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

 

Advertisement

JAN LIPAVSKY

 

MINISTRI I JASHTËM I ÇEKISË

 

Advertisement

Mesazhi ynë është i qartë, qytetarëat e Kosovës mund të llogarisin në përkrahjen çeke sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare përfshirë BE-në e NATO-n. Dua të theksoj se Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosova, është ndër prioritetet rajonale. Përpjeket tona fokusohen tek të bërit progres në procesin e integrimit, përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Presidenca çeke po punon në këtë fushë e po e përkrahim Kosovën.

 

Ministri çek theksoi gjithashtu se rruga e integrimit vjen përmes zbatimit të marrëveshjeve të arrituar me Serbinë në Bruksel.

 

Advertisement

JAN LIPAVSKY

 

MINISTRI I JASHTËM I ÇEKISË

 

Advertisement

Dua të them se normalizimi i marrëdhënieve është aspekt për procesin e integrimit evropian. Pa sukses në këtë fushë është e pamundur të kemi sukses në afrimin drejt BE. Duhet të dy palët të respektojnë e implementojnë marrëveshjet e arritura përmes dialogut.

 

Nga ana tjetër zvkryeministri Bislimi tha se është  momenti pozitiv për Kosovën sa i perket liberalizimit te vizave por edhe per dialogun.

 

Advertisement

BESNIK BISLIMI

 

ZËVENDËSKRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Advertisement

E çmojmë faktin se e keni vendosur lartë agjendën e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kosova do të jetë në agjendë më 13 tetor. Ky është hap i rëndësishëm, por jo përfundimtar. Janë pesë procedura. Jemi të bindur se Çekia do ta shtyjë përpara këtë proces sa është në krye të BE-së. Ky është hap i rëndësishëm për qytetarët tanë. Procesi i liberalizimit është i rëndësishëm jo vetëm si simbolik, por edhe në politikë pasi do ta rritë kredibilitetin. E informova Lipavskyn, se Qeveria jonë që nga fillimi është përfshirë në mënyrë konstruktive me dialogun me Serbinë.

 

Çekia mban presidencën e radhës të Bashkimit Eurtopian dhe është angazhuar për liberalizimin e vizave Kosoven.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy