Ministri i Shëndetësisë: Për të luftuar Omicron-in mund të duhet një dozë e katërt vaksine

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Shëndetësisë: Për të luftuar Omicron-in mund të duhet një dozë e katërt vaksine

Për të luftuar variantin Omicron të koronavirusit mund të duhet një dozë e katërt e vaksinës kundër koronavirusit. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë në Gjermani Karl Lauterbach.

Në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme, Lauterbach tha se Omicron do të bëhet varianti dominues në Gjermani brenda tre javëve dhe se vendi ka porositur 80 milionë doza të një vaksine specifike për të luftuar këtë varianti të koronavirusit të cilat mbërrijnë në prill ose maj.

“Një fushatë ofensive me doza përforcuese është një tullë e rëndësishme ndërtimi në luftën tonë kundër Omicron-it. Niveli i mbrojtjes kundër simptomave të rënda të Covid-19 pas një injeksioni përforcues është shumë i lartë. Unë do të vlerësoja se shkon mbi 90%.”, tha ai.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy