Ministri rus: Konflikti në Ukrainë do të përcaktojë rendin botëror, ka shpresa për kompromis

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri rus: Konflikti në Ukrainë do të përcaktojë rendin botëror, ka shpresa për kompromis

Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov ka thënë se konflikti aktual është një moment i rëndësishëm që do të përcaktojë rendin botëror.

Lavrov po ashtu komentoi bisedimet e vazhdueshme të paqes me Ukrainën, duke thënë se negociatat nuk janë të lehta, teksa ka shtuar se ka shpresa për kompromis mes palëve. Lavrov tha se disa marrëveshje janë afër arritjes.

Ai shtoi gjithashtu se Rusia nuk sheh “asnjë shenjë” se SHBA është e interesuar në zgjidhjen e konfliktit. “Shtetet e Bashkuara kanë rol vendimtar në përcaktimin e pozicionit të autoriteteve ukrainase, por “sot, ne nuk shohim asnjë interes nga Shtetet e Bashkuara për ta zgjidhur shpejt këtë konflikt”, tha Lavrov.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy