Ministria Britanike: Rusia ka pësuar humbje të shumta në terren

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministria Britanike: Rusia ka pësuar humbje të shumta në terren

Shërbimet inteligjente të Ministrisë britanike të Mbrojtjes thanë se Brigada më e rëndësishme e e Këmbësorisë Ruse duket se ka pësuar humbje të rënda, përfshirë në ushtarë dhe pajisje. “Brigada ka kryer disa prej misioneve më taktike në luftë dhe ka pësuar humbje të rënda”, tha ministria britanike. “Rusia është detyruar të plotësojë brigadën me ushtarë me më pak përvojë”, theksohet më tej në deklaratë.

Ndërkohë shqetësimet për shkeljen e të drejtave të njeriut në sulmin rus ndaj Ukrainës, pritet të jetë mes çështjeve që do të diskutohen në punimet e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara.

Mbledhja nis nesër dhe pritet të jenë diskutimet më të gjata që ka drejtuar ndonjëherë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pasi punimet do të zgjasin për më shumë se 5 javë dhe pritet të marrin pjesë diplomatët më të lartë të Francës, Gjermanisë, si dhe Ministri i Jashtëm i Iranit.

Moska pritet të përfaqësohet në nivelin më të lartë që pas pezullimit të anëtarësimit të saj vitin e kaluar, kryesisht për shkak se Asambleja e Përgjitshme e Kombeve të Bashkuara pati madje shqyrtuar madje edhe përjashtimin e saj.

Advertisement

Në mbledhje do të marrë pjesë zëvendës ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, i cili do të flasë të enjten. Në të njëjtën ditë pritet që të flasë përmes një lidhjeje me video Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy