
Missipi, shteti më pak i vaksinuar në SHBA po përballet me një kolaps të sistemit shëndetësor në vend. Vendi po njeh një rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital duke mbingarkuar punonjësit mjekësorë.
Ata janë të rraskapitur nga ngarkesa e punës por edhe të zemëruar për shkak të refuzimit të qytetarëve për tu vaksinuar. Ky vend ka vaksinuar rreth 38% nga 3 milion banorë, një normë shumë e ulët e vaksinimit e cila është përgjegjëse për rritjen e rasteve .
Autoritet shëndetësore në vend deklarojnë se është e rëndë të shohësh fytyrat e pacientëve kur ata kuptojnë se kanë bërë një gabim duke zgjedhur të mos vaksinohen. Dezinformatat e vazhdueshme për koronavirusini kanë dekurajuar qytetarët të marrin një dozë të vaksinës .
Ndërkohë SHBA pritet të nisë aplikimin e dozave përforcuese anti-Covid. Dr. Anthony Fauci tha se shpërndarja e dozës se trete të vaksinës Pfizer/BioNTech mund të fillojë këtë muaj. Shkencëtarët po debatojnë se sa imunitet kundër koronavirusit sigurojnë dozat përforcuese dhe nëse të gjithë të qytetarët amerikanë duhet t’i marrin ato.