SHBA do të nisë aplikimin e dozave përforcuese anti Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA do të nisë aplikimin e dozave përforcuese anti Covid

Eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive tha se rregullatorët amerikanë pritet që së shpejti të japin leje për dhënien e dozave përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Dr. Anthony Fauci tha se shpërndarja e dozave përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech mund të fillojë këtë muaj, ndërsa miratimi dhe shpërndarja e dozave përforcuese të vaksinës Moderna mund të zgjasin pak më shumë.

Fauci tha se të dy përforcuesit supozohet të jenë të sigurt, por shtoi se Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së dhe zyrtarë të tjerë janë duke i studiuar të dhënat për t’u siguruar.

Më 18 gusht, zyrtarët shëndetësorë amerikanë, duke u thirrur në studimet e bëra, kanë thënë se mbrojtja nga vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna bie me kalimin e kohës.
Autoritetet kanë rekomanduar që njerëzit të marrin vaksinën e tretë Pfizer/BioNTech ose Moderna tetë muaj pas marrjes së vaksinës së dytë dhe kanë caktuar 20 shtatorin si datë që furnizuesit të fillojnë shpërndarjen.

Advertisement

Shkencëtarët janë ende duke debatuar se sa imunitet kundër koronavirusit sigurojnë dozat përforcuese dhe nëse të gjithë amerikanët duhet t’i marrin ato apo vetëm ata me imunitet të komprometuar dhe të moshuarit.

Dozat përforcuese kanë shkaktuar polemika gjetkë, pasi koronavirusi vazhdon të vrasë njerëz të pavaksinuar në të gjithë botën.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se punonjësit shëndetësorë në shumë vende nuk janë ende të vaksinuar as me dozën e parë.

Por, shumë vende të pasura kanë pasur vështirësi në vaksinimin e mjaftueshëm të popullsisë së tyre, për të shuar pandeminë.

Autoritetet amerikane kanë thënë se Shtetet e Bashkuara kanë furnizime të mjaftueshme për të shpërndarë doza përforcuese te populli amerikan dhe për të vazhduar dërgimin e dozave në vendet e tjera.
Izraeli tashmë është duke ofruar doza përforcuese për njerëzit mbi moshën 50 vjeç.

Advertisement

Më 1 shtator, Franca është bërë vendi i parë i madh i Bashkimit Evropian që ka nisur të japë doza përforcuese për njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me imunitet të dobët.

Qeveria italiane ka thënë se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë për grupet e cenueshme, siç janë ato me sistem të dobët imunitar, duke nisur nga fundi i këtij muaji.

Qiproja ka thënë se do t’u japë dozën e tretë personave mbi 65 vjeç dhe banorëve të shtëpive të kujdesit, vaksinimi i plotë i të cilëve është bërë para më shumë se gjashtë muajsh.

Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë thënë po shqyrtojnë veprime të ngjashme.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë më 1 shtator se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë urgjente për dozën e tretë, porse ajo duhet të merret parasysh për njerëzit me sistem të dobët imunitar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy