Misteri i snajperit më “vdekjeprurës” në botë, që shkoi të luftojë në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fati i kanadezit Oliver Lavigne-Ortiz, i njohur si Wali, i cili është bërë i famshëm dhe shumë e kanë quajtur atë si snajperin më vdekjeprurës në botë, vijon të mbetet i mbuluar nga mjegulla e luftës.

Wali, një veteran i ushtrisë kanadeze, për disa mercenar e për të tjerë hero, ka marrë pjesë në luftëra të ndryshme në botë si në Afganistan e Siri.

Pak ditë më parë, bëri bujë lajmi se ai ka mbërritur në Ukrainë për të luftuar kundër ushtrisë së Vladimir Putin. Megjithatë, menjëherë pas mbërritjes ai u zhduk.

Rusia pretendon se ai u vra vetëm pak ditë pasi hyri në Ukrainë, ndërsa për Kievin ai është ende aktiv. Megjithatë, këto janë thashetheme dhe propagandë.

Advertisement

Një tjetër lajm që është përhapur me shpejtësi edhe pse i pa konfirmuar, thotë se ai mund të ketë bërë një gabim shumë të madh.

Wali mund të ketë bërë publik vendndodhjen e tij dhe kjo mund t’i ketë kushtuar jetën. Ai ka bërë intervista të shumta në afërsi të zonës së luftimit.

Në parim, do të ishte befasuese dhe e pafalshme, që një luftëtar me përvojë të bënte një gabim të tillë.

Megjithatë, mund të kenë ndikuar edhe konfliktet e mëparshme me talebanët apo me luftëtarët e ISIS, të cilët nuk kishin sisteme të sofistikuara për të gjurmuar kundërshtarin.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy