Mjekët i kërkojnë Navalnyt të ndalë menjëherë grevën e urisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekët i kërkojnë Navalnyt të ndalë menjëherë grevën e urisë

Mjekët privatë të kritikut të Kremlinit Aleksei Navalny i kanë bërë thirrje atij që t’i japë fund krizës së urisë sa më shpejt që është e mundur.

Navalny ka refuzuar ushqimin në burg prej tri javësh.

Kardiologu Yaroslav Ashikhmin dhe katër mjekë tjerë, kanë thënë përmes një deklarate se janë duke i kërkuar Navalnyt që menjëherë të ndalë grevën e urisë, që të ruajë jetën dhe shëndetin.

“Nëse greva e urisë vazhdon edhe pak më gjatë, ne thjesht nuk do të mund ta trajtojmë”, kanë thënë mjekët në deklaratën e publikuar nga Mediazona, agjenci e pavarur e lajmeve në Rusi.

Advertisement

Më 31 mars, Navalny, 44-vjeçar ka hyrë në grevë të urisë, duke kërkuar kujdes të denjë shëndetësor për dhimbjet në shpinë dhe mpirjet e këmbëve dhe duarve.

Mjekët e tij kanë thënë se falë mbështetjes së madhe publike, Navalny është dërguar në një spital civil. REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy