Moderatori i njohur italian infektohet me koronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moderatori i njohur italian infektohet me koronavirus

Moderatori i njohur i Mediaset, Gerry Scotti, ka dalë pozitiv me koronavirus. Këtë e ka konfirmuar vetë prezantuesi përmes një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”.

Ai shkruan se ndodhet i karantinuar në banesën e tij dhe se po merr trajtim mjekësor.

“Jam infektuar me Covid-19. Jam në shtëpi, nën mbikëqyrje mjekësore. Faleminderit të gjithëve për interesin”, ka shkruar ai.

Kjo është një goditje për Mediaset, duke qenë se prezantuesi është i angazhuar në disa programe: Tu si que vales; Kush dëshiron të bëhet milioner?; Caduta Libera. Megjithatë, shumë nga episodet janë regjistruar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy