Mohoi koronavirusin, prifti rus merr peng me armë manastirin e grave pas përjashtimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mohoi koronavirusin, prifti rus merr peng me armë manastirin e grave pas përjashtimit

Një prift rus mohues i koronavirusit, ka bastisur manastirin nga i cili ishte përjashtuar duke u rikthyer i shoqëruar nga roje të armatosura.

Prifti kontravers ortodoks Sergei Romanov ka marrë peng manastirin e grave në Sredneuralsk pasi krye-murgesha dhe shoqërueset e saj u larguan, teksa vendi tashmë patrullohet nga roje të armatosura me pamje ‘kozake’.

Autoritetet fetare prej prillit e kishin ndaluat priftin të predikonte pasi ai vazhdimisht refuzonte të ndiqte udhëzimet e sigurisë së koronavirusit.
Madje gjatë një meshe ai ka thënë se pandemia nuk ekziston, ndërsa mallkonte ata që kërkonin mbylljen e kishave.

Një muaj më vonë atij iu hoq dhe e drejta e mbajtjes së kryqit pasi kishte inkurajuar ndjekësit të mos i bindeshin direktivave të sigurisë së epidemisë. Prifti ultrakonservator, ish-polic, ka kryer gjithashtu 13 vjet burg për vrasje dhe është në fakt themelues i manastirit.

Advertisement

Por prej atëherë qindra ndjekës të devotshëm kanë vërshuar në fjalimet e tij, pasi konsiderohet si kreu i kultit të “adhurimit të Carit”, në kishën që i bën homazh carit të fundit rus Nikolai II.

Romanov e ka quajtur më parë koronavirusin ‘pseudo-pandemi’, dhe ka akuzuar liderët fetarë se ‘bashkëpunojnë me pararendësit e Antikrishtit’. Pas bastisjes së manastirit me njerëz të aramtosur Romanov thotë se nuk largohet.

“Ata duhet të më përzënë ose me policinë ose me Gardën Kombëtare”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy