Momente tmerri, tragetin e “përpijnë” flakët, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Momente tmerri, tragetin e “përpijnë” flakët, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar (VIDEO)

Më shumë se 100 persona ishin në bordin e një trageti kur ai mori flakë në brigjet e Tajlandës jugore të enjten në mëngjes.

Trageti ishte nisur nga  Surat Thani në ishullin e njohur turistik Koh Tao dhe pak para se të arrinte destinacionin e saj, në rrethana të panjohura shpërtheu në flakë.

Disa pasagjerë u detyruan të hidheshin në det për t’i shpëtuar zjarrit, sipas Associated Press. Sipas autoriteteve nuk ka pasur të lënduar.

Advertisement

Një nga pasagjerët, Maitree Promjampa, tha se fillimisht dëgjoi një zë dhe më pas ndjeu erën e tymit. Më pak se pesë minuta më vonë ai pa flakë, duke bërë që pasagjerët të nisin të bërtasin dhe të ngrinin alarmin.

Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy