Moska: Avdiivka është nën kontrollin tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moska: Avdiivka është nën kontrollin tonë

Forcat e armatosura ruse thanë se tani kishin në kontroll të plotë të Avdiivka-s, në Ukrainën lindore.

Ata pushtuan një fabrikë të epokës sovjetike, ku ndodheshin disa ushtarakë ukrainas, duke konsoliduar fitoren e tyre më të madhe në fushëbetejë në nëntë muaj pas luftimeve të ashpra.Kjo është fitorja më e rëndësishme ruse që nga kapja e Bakhmutit në maj 2023.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi se forcat e saj kishin përparuar rreth 9 kilometra në këtë sektor të frontit të gjerë 1000 kilometra dhe po vazhdonin të avanconin, pas një beteje të gjatë dhe të përgjakshme në një mjedis urban.

Ushtria ukrainase njoftoi në orët e para të së shtunës se kishte tërhequr forcat e saj nga qyteti për të mos u rrethuar.

Advertisement

Presidenti rus Vladimir Putin përgëzoi ushtrinë ruse për këtë fitore, të cilën e cilësoi si të rëndësishme./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy