minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Moska “nuk do ta pranojë” çmimin tavan vendosur nga G7 për naftën ruse - Struga.info


Moska “nuk do ta pranojë” çmimin tavan vendosur nga G7 për naftën ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rusia “nuk do ta pranojë” çmimin tavan të vendosur nga Grupi i Shtatëshes dhe aleatët e saj për naftën ruse, njoftuan agjencitë shtetërore të lajmeve të shtunën duke cituar Kremlinin.

 

Agjencia TASS citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov të thoshte se Moska po e analizonte këtë masë.

 

Advertisement

Rusia tha po të shtunën se do të vazhdojë të gjejë blerës për naftën e saj, pavarësisht asaj që ajo e cilësoi përpjekje “të rrezikshme” nga qeveritë perëndimore për të vendosur kufirin e çmimit në eksportet e saj të naftës.

 

Një koalicion i vendeve perëndimore të udhëhequr nga G7-a ranë dakord të premten të kufizojnë çmimin e naftës ruse të transportuar nga deti në 60 dollarë për fuçi.

 

Advertisement

Synimi i kësaj mase është të kufizohen të ardhurat e Moskës dhe të dëmtohet aftësia e saj për të financuar agresionin në Ukrainë.

 

Rusia ka thënë vazhdimisht se nuk do të furnizojë me naftë vendet që zbatojnë çmimin tavan – një qëndrim i rikonfirmuar nga Mikhail Ulyanov, ambasadori i saj në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, në postime në mediat sociale.

 

Advertisement

Në komente të publikuara në Telegram, ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara kritikoi atë që e cilësoi “ndryshim” i parimeve të tregut të lirë dhe përsëriti se nafta e saj do të vazhdojë të jetë e kërkuar pavarësisht masave.

 

“Hapa të tillë do të rezultojnë në mënyrë të pashmangshme në rritjen e pasigurisë dhe imponimin e kostove më të larta për konsumatorët e lëndëve të para,” tha ambasada./voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy