Moskë-Pragë, luftë diplomatike/ BE e shqetësuar për rritjen e tensioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moskë-Pragë, luftë diplomatike/ BE e shqetësuar për rritjen e tensioneve

Pas tensioneve të shtuara me Ukrainën, Rusia gjendet në një përplasje të ashpër diplomatike edhe me Çekinë pasi kjo e fundit dëboi 18 diplomatë rusë, duke akuzuar Moskën se qëndronte pas shpërthimit në një depo municionesh në vitin 2014. Përgjigja hakmarrëse e Kremlinit nuk ka vonuar, 20 diplomatë cekë janë urdhëruar të largohen nga vendi brenda kësaj të hëne.

 

Uashingtoni ka deklaruar mbështetjen për Pragën ndërsa ministrat e jashtëm të BE janë mbledhur urgjentisht për të diskutuar përshkallëzimin e tensioneve.

 

Advertisement

Dëbimet dhe akuzat çeke kanë shkaktuar mosmarrëveshjen më të madhe me Rusinë që nga fundi i sundimit komunist në vitin 1989, kur Praga ishte nën dominimin e Moskës.

 

Incidenti ndodhi mes shqetësimit perëndimor për një grumbullim të madh ushtarak rus në kufijtë perëndimorë të Rusisë dhe në Krime, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, pas një shtimi luftimesh midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare në Ukrainën lindore.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, qeveria çeke po planifikon të hapë një tender prej miliarda eurosh për të ndërtuar një central të ri bërthamor dhe shërbimet e sigurisë kanë kërkuar që Rusia të përjashtohet nga ofertat si një rrezik sigurie.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy