
Pas një jave me temperatura te larta, në fundjave temometri do të shënoje ulje.Sipas meteorologëve gjate ditëve në vijim do te kete vranësira e reshje shiu.
Ndërkohe edhe evropa e shtetet e bashkuara të amerikës po përballen me motin e keq.
Italia Veriore është goditur nga stuhi të forta. Rrebeshe e shiut përmbytën rrugët kryesore të milanos dhe Bergamos. Pjesa më e madhe e Lombardisë është zbardhur si pasojë e bresherit.
Ky është momenti kur nga shiu dhe erërat e forta krijuan nje stuhi te ngjashme me urahanin. Pamjet shkaktuan frikë tek qytetarët por fatmirësisht nuk pati dëme të mëdha.
Edhe zvicra është pushtuar nga moti i keq.Shiu dhe bresheri kanë përmbytur rruget kryesore duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Pervec evropes edhe shtetet e bashkuara te amerikes po perballen me rreshje te dendura shiu.Bregu lindor i SHBA u godit nga moti ekstrem ndërsa stuhitë të mëdha sollën përmbytje dhe ndërprerje të udhëtimit me metro në Neë York.
Rreth 27,000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji ndërkohë sipas mediave vendase nje person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Stuhia Tropikale Elsa shkaktoi një uragan në Karolinën e Veriut dhe Georgia.