Mrekulli! Gruaja zgjohet nga koma pas 5 vitesh, falë shakasë së nënës së saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mrekulli! Gruaja zgjohet nga koma pas 5 vitesh, falë shakasë së nënës së saj

Është një mrekulli dhe gjithçka filloi me një shaka. Ndërsa Jennifer Flewellen, nga Niles, Michigan, shtrihej e palëvizur në një shtrat spitali vitin e kaluar, e mbërthyer në një koma pesëvjeçare të shkaktuar nga një aksident me makinë, nëna e saj Peggy Means i tha asaj një shaka. Më pas ndodhi e pamundura: 41-vjeçarja Jennifer qeshi.

“Kur u zgjua, në fillim më trembi sepse po qeshte dhe nuk e kishte bërë kurrë këtë më parë ”, tha nëna e saj për PEOPLE.

“Çdo ëndërr u realizua në atë moment. Ajo ishte dita kur thashë: “Ajo derë që ishte e mbyllur, që na mbante të ndarë, sapo ishte hapur. Ishim kthyer”.

Jennifer Flewellen ka qenë në koma nga një aksident me makinë 5 vite më parë, kur ishte 36-vjeç. E ëma dhe fëmijët e vizitonin çdo ditë, duke mos e humbur shpresën, duke i treguar batuta dhe lajme për jetën e tyre. Në moshën 41-vjeçare, ajo u zgjua papritur duke qeshur me shakatë e mamasë së saj në atë që ajo e përshkroi si “një ëndërr e bërë realitet”.

Advertisement

“Ajo u zgjua, por jo plotësisht. Ajo nuk fliste, por tundte me dorë ”, shtoi nëna e saj. “Ajo flinte shumë në fillim, por më pas me kalimin e muajve ajo u bë më e fortë dhe më aktive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Good News Movement (@goodnews_movement)

Advertisement

Vullneti i saj për të bërë më mirë për fëmijët e saj rezultoi i pamposhtur, madje mundi të shkonte në festën e diplomimit të djalit të saj. Nipi im më tha se nëna e tij ishte mbështetësja e tij më e madhe dhe ta kishte atë me vete në diplomim ishte surreale”.

Nëna e saj kujton se askush përveç familjes nuk e besoi kur tha se vajza e saj ishte shëruar nga koma. “Edhe anëtarët e spitalit po vinin në dyshim përparimin e saj.”

“Kam kërkuar ndihmë për trajtime, por askush nuk besonte se vajza ime do t’ia dilte. Arrita të rezervoja terapinë e të folurit. Ju duhet të luftoni për atë që dëshironi. Në fillim nuk fliste, por pak nga pak dhe pasi i bëra dhuratë një kotele, filloi të kishte një zhvillim”.

Por nëna e “rikthyer” u mërzit kur pa sa sa ishin rriur fëmijët e saj, e madje kur mësoi se kishin mbaruar shkollën. Ajo tha se ka humbur vitet më të bukura të tyre. Por për fat të mirë nuk do të humbsë asnjë moment më shmë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy