Mundësia e dytë që kërkoi egjiptiani, sherri dhe vrasja e katërfishtë në Greqi: Kam ardhur të laj hesapet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mundësia e dytë që kërkoi egjiptiani, sherri dhe vrasja e katërfishtë në Greqi: Kam ardhur të laj hesapet

Një debat i fortë mes 76-vjeçarit egjiptian dhe Maria Karnesi i ka paraprirë masakrës në zyrat e kompanisë së anijeve në Glyfada.

76-vjeçari “Aris” ka shkuar herët në mëngjes në zyrë i vendosur për të kërkuar një shans të dytë për tu rikthyer në punë.

Por ai kishte në makinë një pushkë dhe një revole. Autori arriti të ndeshej ballë për ballë me Maria Karnesin dhe pasoi një debat i fortë.

Sipas informacioneve, në fakt, pronarja e anijes, e cila është një nga viktimat e 76-vjeçarit, i ka kërkuar me urgjencë, me ton të fortë, të largohej nga zyra.

Advertisement

Më pas egjiptiani, i cili punoi për rreth 40 vjet për familjen Karnesi, hipi në makinën e tij, mori pushkën dhe u kthye i vendosur për të përhapur vdekjen.

Vihet re se sipas përshkrimit të dëshmitarit okular, i pyetur se ku po shkonte, egjiptiani është përgjigjur “për t’i sqaruar gjërat me shefat”, megjithatë nuk përmend armën.

76-vjeçari ka punuar për mbi 36 vjet për familjen Karnesi si në biznesin në Glyfada ashtu edhe në shtëpinë e pushimit në Tragonissi.

Ai kishte akses në të gjitha shtëpitë

Advertisement

76-vjeçari ka qenë prej vitesh një person i besuar i familjes.

Në fakt ai ishte jo vetëm punëtor, por edhe kujdestar i shtëpive të anëtarëve, ndërsa ishte kujdesur edhe për gruan më të madhe të familjes.

Ish-kapiten dhe punonjës në departamentin e kontabilitetit të kompanisë Ilias Koukoularis

Ai vetë kishte akses në rezidencat e tyre luksoze. Në njërën prej tyre i kishin dhënë një vend për të jetuar.

Pasi familja vendosi ta largonte nga puna, Aris e konsideroi të padrejtë shkarkimin. Por askush nuk e priste reagimin e tij. Ai shkoi në kompaninë e transportit detar dhe pasi vrau “bosët”, siç i cilësoi ai, vrau veten.

Advertisement
Drejtori menaxhues i kompanisë së transportit detar, Antonis Vlassakis 

“Ai kujdesej shumë për ta, ishte njeriu i tyre”

Egjiptiani ishte njeriu i familjes, siç ka konfirmuar për Mega presidenti i komunitetit Marmaris, Nikolaos Tsalagos.

“Ai ka jetuar gjithmonë këtu në zonë, ai ka qenë gjithmonë këtu,” tha ai, i paaftë për të besuar atë që kishte ndodhur.

“Si ndodhi kjo nuk e kuptoj. Më bën shumë përshtypje që ky njeri i vrau këta njerëz.

Advertisement
Viktima Maria Karnesi

Sipas zotit Tsalagos, ai ka qenë një person paqësor, i cili nuk ka bërë kundërshtime dhe ka kryer të gjitha detyrat që i ngarkoheshin.

“Njeri i mirë, i qetë. Kushdo që i kërkoi ndihmë, ai e ndihmoi. Ai ishte një person shumë i qetë”, shtoi ai.

“Erdha të laj hesapet

76-vjeçari ishte i vendosur të vriste e të vritej.

Advertisement

Sipas informacioneve, pak para se të hapte zjarr, sulmuesi dyshohet se u ka thënë drejtuesve të kompanisë se “kam ardhur për të larë hesapet ”.

Ai mbërriti në biznes pak pas orës 10:00 me një Nissan X-trail dhe, sipas raportimeve, i tha rojes së sigurisë, me një ton të qetë, se kishte ardhur për të sqaruar disa çështje të pazgjidhura.

Ai parkoi automjetin dhe, nëpërmjet shkallëve, u ngjit në katin e parë ku ndodhej para viktimave të tij. Aty ka ndodhur sherri dhe egjiptiani është kthyer në makinë, ka marrë pushkën dhe ka vrarë tre persona.

Më pas ai i dha fund edhe jetës së tij. Informacionet thonë se Maria Karnesi është qëlluar me plumb në kokë dhe gjoks, dhëndri i saj në kokë dhe kapiteni në shpatull.

Advertisement

Dy punonjës të kompanisë janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm “Asklipieio Voulas”, për t’i dhënë ndihmën e parë, pasi ndodheshin në gjendje të keqe psikologjike.

Njoftimi i Policisë

Sot, e hënë, 12 shkurt 2024 në orën 10:11, Qendra e Veprimit të Menjëhershëm është njoftuar nga një punonjës i një kompanie transporti në Glyfada, i cili ndodhej brenda ambienteve, për një incident me armë zjarri.

Menjëherë janë mobilizuar efektivët e Policisë vendore, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një ekip i EKAM-it dhe negociator i Policisë Greke.

Advertisement

Oficerët e policisë rrethuan zonën përreth kompanisë dhe më pas u zhvillua një operacion i koordinuar i policisë brenda ndërtesës, gjatë të cilit u liruan dy punonjëse femra të kompanisë.

Siç u konstatua, një 76-vjeçar, ish-punonjës, ka hyrë në pallat dhe duke mbajtur një pushkë ka qëlluar duke plagosur për vdekje tre persona, të cilët ndodheshin në katin e parë të pallatit.

Më pas, 76-vjeçari është gjetur i plagosur për vdekje në një magazinë në bodrumin e një ndërtese. Pranë tij u gjet arma me të cilën kreu vrasjet.
gjatë kontrollit të automjetit me të cilin autori kishte shkuar në kompani, u gjet një revole.

Një hetim paraprak po kryhet nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës dhe Lirisë Personale pranë Drejtorisë së Sigurisë Atikë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy