Musk rikthen llogarinë e Trumpit në Twitter

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pronari i ri i rrjetin social Twitter, Elon Musk, ka thënë se llogaria e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është rikthyer pas një sondazhi online, në të cilin përdoruesit mbështetën vendimin.

 

 

“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk në Twitter, duke thënë se 51.8 për qind e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter votuan për rikthim.

Advertisement

 

 

Por, Trump mund të mos kthehet në platformë, pasi më herët tha se “nuk shoh ndonjë arsye për këtë”.

 

Advertisement

 

Në muajin janar 2021, Twitter-i tha se llogaria e ish-presidentit Donald Trump ishte “pezulluar përgjithmonë…për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës” pas trazirave në të cilat protestuesit sulmuan objektet qeveritare amerikane në Uashington.

 

 

Advertisement

Në maj, Musk, tha se nëse oferta e tij për të blerë Teitter është e suksesshme, ai do ta anulonte suspendimin e Trumpit nga kjo platformë.

 

 

Vendimi i Twitter për pezullimin e llogarisë së ish-presidentin amerikan ishte “moralisht i gabuar dhe absolutisht budallallëk”, tha ai.

Advertisement

 

 

Llogaritë e tij janë te pezulluara edhe në platforma tjera.

 

Advertisement

 

Kompania Facebook tha në qershor të vitit 2021, se do të zgjasë për dy vjet pezullimin e llogarive të ish-presidentit amerikan në Facebook dhe Instagram, pasi i pezulloi ato në janar.

 

 

Advertisement

Në tetor të vitit të kaluar, Trump njoftoi se do të hap rrjetin e tij social.

 

 

Që nga ndalimi, Trump përmes mënyrave të ndryshme ka synuar për të rifituar praninë e tij në mediat sociale.

Advertisement

 

 

Ai kishte 88 milionë ndjekës në Twitter dhe e ka përdorur shumë këtë rrjet social për të komunikuar me ndjekësit e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy