Nacionalisti rus kërkon pushtimin e Ukrainës në natën e ndërrimit të viteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nacionalisti rus kërkon pushtimin e Ukrainës në natën e ndërrimit të viteve

Politikani nacionalist rus, Vladimir Zhirinovsky, në fillim të javës së fundit të këtij viti, ka sugjeruar të bombardojë Ukrainën në natën e ndërrimit të Vitit të Ri, kur shumë njerëz mund të jenë të dehur.

Deputeti i Parlamentit rus dhe lideri i Partisë Demokratike Liberale të Rusisë, Vladimir Zhirinovsky, i ka bërë këto komente gjatë një transmetimi televiziv.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i shohin si problematike trupat ruse afër Ukrainës, pasi mendojnë se mund të finalizohet me pushtimin e shtetit.

Zhirinovsky, i cili njihet për komentet e tij të ashpra, ka thënë në kanalin televiziv, Channel One se, nëse ai do të ishte president, do ta bombardonte Ukrainën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit në orën 4 të mëngjesit kur “të gjithë janë të dehur”.

Advertisement

“Dikush duhet t’i ndëshkojë, dikush duhet t’i frikësojë”, ka thënë ai, një ditë pasi deklaroi se Rusia duhet të aneksojë gjithë Ukrainën.

Lideri çeçen, Ramzan Kadyroz, i njohur po ashtu si drejtues i ashpër në rajonin e Kaukazit në Rusi, ka thënë më 26 dhjetor se është gati të ndihmojë në aneksimin e Ukrainës.

“Ukraina duhet të aneksohet në shtetin tonë, ky është territori ynë”, ka thënë Kadyrov.

Për këtë retorikë e ashpër është raportuar pasi SHBA-të dhe aleatët evropianë e akuzojnë Rusinë se është duke kërcënuar me pushtim të mundshëm të Ukrainës.

Advertisement

Autoritetet ukrainase kanë akuzuar ata ruse për grumbullimin e dhjetëra mijëra trupave pranë kufirit të saj.

Parë kjo si përgatitje për ofensivë të mundshme ushtarake në shkallë të gjerë, duke rritur kështu mundësinë e një lufte të hapur midis dy fqinjëve.

“Ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të përmbushin misionin e tyre më të rëndësishëm. Të mbrojnë lirinë dhe sovranitetin e shtetit nga agresori rus”, tha Zelenskiy në një deklaratë.

“Ushtria ukrainase është e sigurt në aftësitë e saja dhe në gjendje të pengojë çdo plan pushtues të armikut”, shtoi ai.

Advertisement

Rusia i ka hedhur poshtë fjalët për një sulm të ri ndaj Ukrainës, duke i cilësuar si “të rreme” dhe “nxitëse”.

Por, drejtuar Perëndimit, autoritetet ruse kanë paralajmëruar të mos i kalojnë “vijat e kuqe” dhe të ndalojë zgjerimin drejt lindjes së aleancës së NATO-s.

Zelenskiy do të udhëtojë në lindje për në Kharkiv, një qendër tradicionale për prodhimin e armëve ukrainase. Kjo për të shënuar dërgimin e tankeve, transportuesve personalë të blinduar dhe automjeteve të blinduara të prodhuara në fabrikat e qytetit.

Gjithashtu, ai do të vizitojë rajonin e Donetskut, ku ushtria ukrainase ka luftuar forcat e mbështetura nga Rusia në një konflikt të zjarrtë që autoritetet në Kievi deklarojnë 14 mijë njerëz të vrarë, që nga viti 2014.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy