Nafta rezervë hidhet në treg/ SHBA, Biden: Të ulim çmimet, shtete të tjera të bëjnë si ne

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nafta rezervë hidhet në treg/ SHBA, Biden: Të ulim çmimet, shtete të tjera të bëjnë si ne

Presidenti amerikan Xho Bajden ka vendosur të shfrytëzojë Rezervat Strategjike të Naftës në kushtet kur konsumatori po përballet me rritjen e inflacionit dhe të çmimeve para festës së Falenderimeve dhe udhëtimeve të fundvitit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë në një konferencë për shtyp bëri të ditur se edhe shtete të tjera do të ndjekin të njëjtën rrugë.

 

JOE BIDEN
PRESIDENT, SHBA
“Ne nuk do të rrimë duarkryq dhe të presim që çmimet të bien vetë. Kjo që po ndodh tani në tregun botëror është se vendet prodhuese të naftës dhe kompanitë e mëdha nuk po i shfrytëzojnë rezervat e tyre. Prandaj sot do të lëshojmë sasinë më të madhe nga rezervat strategjike të shtetit në mënyrë që të përmbushim nevojat. U kam kërkuar edhe vendeve të tjera që të bëhen pjesë e kësaj zgjidhjeje. India, Japonia, Republika e Koresë, Kina dhe Britania e Madhe po ashtu do të na bashkohen.”

 

Advertisement

Presidenti Biden udhëzoi hedhjen në treg të 50 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të Amerikës për të ulur çmimet, në një veprim të koordinuar me vende të tjera si Kina, India dhe Britania e Madhe.

 

Ligjvënësit republikanë e kanë kritikuar administratën e Presidentin Biden për rritjen e inflacionit, që kapi shifrën e 6.2 për qind në muajin tetor, më e larta e 31 vjetëve të fundit.

 

Advertisement

Rezervat Strategjike të Naftës janë një sasi nafte që ruhet për situata emergjente si fatkeqësi natyrore apo çështje të sigurisë kombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 605 milionë fuçi nafte në rezerva.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy