NATO: Jemi garanci për Ballkanin! Aktorë të huaj punojnë për të minuar progresin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO: Jemi garanci për Ballkanin! Aktorë të huaj punojnë për të minuar progresin

Situata e krijuar në Bonjë Hercegovinë, dialogu Kosovë-Serbi dhe përshkallëzimi i tensioneve në Ukrainë pas provokimeve ushtarake të Rusisë ishin në vëmendje të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Nato-s.

 

Shefi i politikes së jashtme te BE-se, Joseph Borrell deklaroi se Ballkani perëndimor po përballet me krizën në Bosnjë-Hercegovinë dhe ngërçin në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Advertisement

JOSEPH BORRELL

SHEF I POLITIKES SE JASHTME, BE

“Ballkani perëndimor mbetet një rajon strategjik për Bashkimin Evropian. Tre nga partnerët tanë janë gjithashtu anëtarë të NATO-s. Kemi një lidhje të fortë me ta në perspektivën e zgjerimit por edhe në ccështjet e sigurisë. Qëndrueshmëria e rajonit është shumë e rëndësishme për ne. Jemi të shqetësuar për situatën në Bosnjë Hercegovinë ku janë shtuar tensionet në ditët e fundit dhe përpjekjet për të rrënuar paqen 26 vjeccare. Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, kemi patur shumë tensione gjatë muajve të fundit. Nuk ka mënyrë tjetër për të stabilizuar situatën përvecëse me dialog. ”

 

Advertisement

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën e saj nënvizoi rëndësinë e integrimit të plotë euroatlantik, ndërsa dhe bëri thirrje që Ballkani të jetë në fokus të konceptit strategjik të NATO-s.

 

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, u ndal tek tensionet në Ballkanin perëndimor.

 

Advertisement

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I NATO-S

“Rajoni ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet e viteve 1990. Mirëpo  kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve në  Kosovën edhe  në Bosnje-Hercegovinën, ku kemi parë  retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorët e huaj që punojnë për të minuar progresin. NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon. Në  ramë dakord për rëndësinë e pranisë sonë. Përfshirë edhe misionin tonë të KFOR-it në Kosovë ehe zyrat tona në Sarajevë dhe në Beograd.”

 

Advertisement

Sa i përket tensioneve në Ukrainë, Stoltenberg tha se do të ndërmerren masa të rrepta ndaj Rusisë.

 

“Ne kemi një gamë të gjerë opsionesh për t’u siguruar që Rusia do të përballet me pasoja të rënda, nëse ata përsëri përdorin forcën kundër një kombi të pavarur dhe Sovran sic eshe në këtë rast ukraina.Nga sanksionet ekonomike, sanksionet financiare, kufizimet politike. Në rajonin e Balltikut dhe Poloni, trupat e NATO-s  janë të gatshme për të luftuar për herë të pare në historinë e saj, ndërsa kemi shtuar edhe praninë në Detin e Zi.”

 

Advertisement

Një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin kërcënoi perëndimin duke thënë se do të përballet me një reagim të ashpër nëse kalon vijën e kuqe në Ukrainë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy