NATO: Kemi aktivizuar planet e mbrojtjes, dislokime shtesë në pjesën lindore të Aleancës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO: Kemi aktivizuar planet e mbrojtjes, dislokime shtesë në pjesën lindore të Aleancës

Përmes një deklarate të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s, është bërë e ditur nga ana e aleancës se do të ketë dislokime shtesë në pjesën lindore të saj.

“Ne kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s për t’u përgatitur për t’iu përgjigjur një sërë situatash të paparashikuara dhe për të siguruar territorin e Aleancës”, shkruan fillimisht NATO.

Aleanca sqaron në reagimin zyrtar se do të bëjnë të gjitha dislokimet e nevojshme.

Këto, për të siguruar parandalim dhe mbrojtje të fortë dhe të besueshme në të gjithë Aleancën.

Advertisement

Masat, vijon deklarata, janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe joshkallëzuese.

Ata dënuan me termat më të ashpër të mundshëm pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, të mundësuar nga Bjellorusia.

NATO i bëri thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ushtarak dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina.

Bota, kujton aleanca, do të mbajë Rusinë, si dhe Bjellorusinë, përgjegjëse për veprimet e tyre.

Advertisement

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që ta dënojnë pa rezerva këtë sulm të pandërgjegjshëm”, ravijëzon njoftimi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy