NATO nuk pranoi një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, Zelensky: Doni që të vdesim pak nga pak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO nuk pranoi një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, Zelensky: Doni që të vdesim pak nga pak

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka ashpërsuar tonet ndaj liderëve perëndimorë dhe NATO-s, që nuk vendosi për ndalimin e fluturimeve mbi Ukrainë dhe krijimin e një zone ndalim fluturimi, mes frikës se kjo do të sillte një përshkallëzim të konfliktit rus.

Në një video postuar në Twitter, Zelensky shprehet: “ne jemi njerëz dhe është detyra juaj humanitare që të na mbroi ne, të mbroni njerëzit. Dhe ju mund ta bëni këtë”.

“Mund të ketë vetëm një konkluzion për këtë: edhe ju dëshironi që ne të vritemi ngadalë.

Mbyllni hapësirën ajrore mbi Ukrainë, mbylleni për të gjitha raketat ruse, për avionët luftarakë rusë, për të gjithë këta terroristë.

Advertisement

Krijoni një korridor humanitar ajror, pa raketa, pa bomba nga ajri. Ne jemi njerëz dhe është detyra juaj humanitare që të na mbroi ne, të mbroni njerëzit. Dhe ju mund ta bëni këtë.

Nëse nuk do ta bëni këtë, nëse të paktën nuk do të na jepni ne avionë luftarakë që të mund të mbrojmë veten, mund të ketë vetëm një konkluzion për këtë: edhe ju dëshironi që ne të vritemi ngadalë. Kjo është gjithashtu përgjegjësi e të gjithë politikanëve të botës, liderëve perëndimorë, sot dhe përgjithmonë!”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy